SHBA, uljet e fundvitit

25/12/2012 00:00

Tabelat nëpër dyqanet amerikane tregojnë ulje; bizneset po përpiqen të
tërheqin sa më shumë blerës me oferta të minutës së fundit dhe ulje
çmimesh.

E megjithate, niveli i blerejeve nuk eshte nga me te lartet. daën simon, menaxhere marketingu e Queens Center, thote se ritmi i tyre ngadalesohet nga disa faktore.

“Gjërat kanë ndryshuar këtë vit. Patëm uraganin Sandy, në horizont qëndron pezull katastrofa fiskale, të gjithë këto kanë sjellë. Këtë radhë shohim p.sh një fenomen tjetër, blerësin e vonuar, në krahasim me blerësin e hershëm siç ka qenë më parë. Njerezit e lene pazarin ne moment te fundit me shpresen se do te gjejne ndonje oferte te mire”, thotë Daën Simon, menaxhere Queens Center.

Me me pak para ne dispozicion per te shpenzuar, bleresit ne kete qender tregtare rrefejne se me shume kane pare e kane qene ne pritje te uljeve.

“Që të jem i sinqerte, sivjet jam perpjekur te konsumoj me pak. Kam pershtypjen se te gjithe jane me te kujdesshem me shpenzimet kete vit per shkak te krizes se nje viti me pare dhe humneres fiskale qe na kanoset”, thotë një blerës.

Per pasoje, sipas eksperteve te tregut, tregtaret ne Shtetet e Bashkuara me te gjithe gjasat nuk do te shohin ndonje bum te shitjeve kete fundjave, perderisa uljet nuk jane drastike e frika e rritjes se taksave, i detyron amerikanet te shikojne me kujdes portofolet e tyre. Nga ana tjeter per spanjollet e prekur nga recesioni, ky nuk eshte momenti i shpenzimeve pa fre.

“Shpenzova 30 euro per pantallonat, 25 per kemishen. Kaq do harxhoj, tek 50 eurot, sepse nuk kam nevoje per pallto”, thotë një blerës tjetër.
 
Masat e ashpra antikrize qe kane cuar ne ngritje taksash, rritje e kostos se mallrave dhe sherbimeve e reduktim te asistences e pensioneve, po i detyrojne spanjollet te harxhojne me pak para, vendime keto qe reflektohen edhe tek biznesi i madh dhe i vogel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB