Botërori, brazilianët të shqetësuar për korrupsionin

25/12/2012 18:40

76% e brazilianëve besojnë se Botërori i vitit 2014 po ndikon në rritjen e korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike në vend.

Studimi u realizua nga instituti i specializuar “Detafolha” dhe u publikua në mediat vendase ditën e martë.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, 90% e brazilianëve janë të kënaqur që vendi i tyre do të organizojë një kompeticion të madh, i cili sipas tyre do të rrisë reputacionin ndërkombëtar të Brazilit.

Në lidhje me rrjedhojat sociale të Botërorit, bie në sy faktin se 60% e brazilianëve janë të shqetësuar se ai do të rrisë krimin e rrugës.

Sondazhi u realizua gjatë dhjetorit, nëpërmjet marrjes në pyetje të 2 588 personave nga 160 qytete të ndryshme të vendit. Të dhënat kanë një marzh gabimi prej 2%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA