Reali i Madridit është vënë në kërkim të një portieri për sezonin e ardhshëm, raportoi të hënën e përditshmja spanjolle “AS”.
Kapiteni Iker Casillas duket se ka dalë nga preferencat e trajnerit Mourinho, i cili kërkon që kampioni i botës dhe Europës të ndiejë rivalitetit brenda klubit.
Në ndeshjen e fundit, humbjen 3-2 ndaj Malagës, Casillas u la në stol duke preferuar në lojë zëvendësuesin e tij Adan, i cili tregoi pasiguri të shumta dhe kishte përgjegjësi të pjesshme në dy prej golave të pësuar.
Sipas “AS”, zgjedhja e preferuar e Mourinhos për portën është ajo e portierit të Atletikos, belgut Courtois, i cili do të ishte në gjendje të rriste ndjeshëm nivelin brenda klubit dhe të konkurronte me Casillas për pozicionin e titullarit.
Që prej vitit 2002, kur zëvendësoi Cesar në finalen e Champions të fituar nga Reali përballë Leverkusen (2-1), Casillas ka qenë gjithmonë titullar i padiskutueshëm tek Reali.
Portierët Cesar, Carlos Sanchez, Diego Lopez, Jerzy Dudek dhe Adan nuk kanë arritur asnjëherë të sfidojnë hegjemonine e tij gjate kesaj dekade.
Top Channel