Antonio Conte, në një intervistë të gjatë për ‘Tuttosport’, tregohet shumë ambicioz për objektivat e Juventusit të tij.
“Luajmë në Ligën e Kampioneve dhe do të ishte krim po të mos tentonim ta fitonim këtë trofe. Do të luftojmë dhe do të mundohemi të kultivojmë këtë ëndërr”, theksoi tekniku i “Zonjës së Vjetër”.
“Juventusi është më i fortë se sezonin e kaluar, por kundër Celtic duhet të luajmë njësoj sikur përballë kemi Barcelonën apo Realin. Mendjemadhësia do të na dëmtojë”, shton Conte, i cili nënvizon se kërkon që një ditë të bëhet si Pep Guardiola apo Jose Mourinho.
“Guardiola dhe Mourinho janë në piedestal dhe unë po punoj të arrij nivelin e tyre. Futbollin e studioj nga pikëpamja teknike, taktike, psikologjike dhe fizike. Nëse jam në shtëpi, zgjedh të lexoj një libër që do të më ndihmojë në profesionin tim”, deklaroi Antonio Conte.
Top Channel