Viti kundër dhunës ndaj gruas

23/12/2012 00:00

Organizata e grave të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka ndërmarrë një nismë për ta shpallur vitin 2013, si vitin e luftës kundër dhunës në familje dhe gruas në veçanti. Në bashkëpunim me organizatat e grave do të synohet miratimi edhe i një rezolute në parlament.

“Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të Lëvizjes së Gruas për Integrim, si kryetare e kësaj të fundit dhe si qytetare shqiptare i bëj thirrje dhe i ftoj të gjitha partitë politike, e kryesisht forumet e grave si dhe shoqërinë civile, ato të cilat bazë të punës së tyre kanë barazinë gjinore dhe dhunën në familje, të ulemi së bashku në një tavolinë të rrumbullakët nën moton “2013, një vit pa dhunë”.

Aty ku jo vetëm të diskutojmë për problemet madhore, që ky fenomen shkakton në familje e shoqëri, por të konkludojmë në një rezolutë të përbashkët, e cila më pas mund t’i paraqitet parlamentit shqiptar për miratim”, deklaroi Klajda Gjosha, zv-ministre e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB