“Qëllimi i Berishës, pasurimi”

23/12/2012 15:30

Nga Fieri, kreu i Aleances Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu theksoi se ka ardhur momenti që shqiptaret t’i japin fund politikës së kryeministrit aktual, i cili, siç tha ai, e ka fokusin tek pasurimi personal përmes grabitjes së pronave të shqiptarëve.

”Ne nuk mund ta lëmë që kjo qeveri të vjedhë dhe të kthejë në skllevër të regjimit të gjithë shqiptarët. Lekët e pasurimeve, e koncensioneve shkojnë për të blerë tokat e pasuritë e shqiptarëve, kjo qeveri do të mashtrojë një popull të varfër. Por, ka ikur koha kur pensionistët mund të gënjehen me një gjel deti. Kockat e tyre janë gjithçka ky kryeministër do të marrë”, deklaroi Kreshnik Spahiu.

Sipas zotit Spahiu, Ak pasqyron dëshirën e shqiptarëve për bashkim kombëtar dhe nga krahu tjetër kundërshton e përbuz mashtrimet që bëhen në kurriz të kësaj aspirate.

”AK mund të mbrojë kauzën e Çamërisë, bashkimit të shteteve shqiptare, mund të realizojë aspiratat e parashikuara në kushteturë, për bashkim dhe dinjitet kombërtar. Shqipëria ka pritur për një shekull lindjen e AK-së, Fieri dhe e gjithë Shqipëria do e mbështesin pasi kjo është mundësia e fundit për të realizuar aspiratën shekullore për bashkim kombëtar dhe të gjithë shqiptarëve në rajon”, shtoi Spahiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA