Lumi që mbytet nga mbetjet

23/12/2012 20:25

Derdhja e mbetjeve urbane, inerteve dhe plehrave në brigjet e lumit Zezë, në Fushë Krujë, vazhdon të rrisë nivelin e ndotjes së këtij lumi.

Përtej Urës së Gjolës, pothuajse përgjatë të gjithë lumit Zezë, ka mbetje të shumta urbane, të cilat derdhen e depozitohen aty prej vitesh, duke shkaktuar probleme jo vetëm për banorët e zonës. Ujërat e tij derdhen në det, duke rritur ndjeshëm nivelin e ndotjes.

Autoritetet lokale shprehen të pafuqishme për të disiplinuar situatën, pasi shumica e derdhjeve kryhen në orët e vona të natës dhe kjo gjë vështirëson, sipas tyre, gjetjen e subjekteve, që në mënyrë abuzive dëmtojnë mjedisin, duke rrezikuar ndjeshëm shëndetin e qytetarëve.

Këmbanat e alarmit vazhdojnë të bien, po marrja e masave në mënyrë të vazhdueshme, jo thjesht me aksione sporadike, mungon. Kjo gjendje e mjerueshme vazhdon prej vitesh të tëra dhe thellohet pothuajse çdo ditë. Pavarësisht shqetësimeve të banorëve, askush nuk është duke reaguar për të ndalur masakrën, që po ndodh me këtë lumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA