Kuvendi, një ditë pa deputetë

23/12/2012 16:05

Salla e Kuvendit të Shqipërisë, atje ku zhvillohen debatet e zjarrta politike, u pushtua për disa orë nga gëzimi dhe hareja e fëmijëve të deputetëve dhe adminstratës së Kuvëndit, të ftuar nga kryeparlamentarja Topalli.

Bashkarisht me zonjën Topalli ata kanë ndezur pemën e Vitit të Ri.

Fëmijët u ulën në karriget e prindërve të tyre, kërcyen e kënduan këngët më të dashura për ta.  

“Ishte gjë shumë e bukur të zbukuroja pemën e Krishtlindjeve së bashku me fëmijët. Festat e fundvitit janë më të bukurat. Ato sjellin vetëm gëzim për të gjithë. Ne mbyllëm një vit për të hapur një vit edhe më të bukur për ju, për prindërit tuaj dhe për të gjithë shqiptarët kudo që të jenë”.

Kështu e ka komentuar prezencën e fëmijëve në kuvend zonja Topalli. Kjo festë tradicionale, e cila organizohet me inisiativën e kryeparlamentares Topalli, me fëmijet e deputeteve nga i gjithë spektri politik, ka shërbyer që të paktën për një ditë të parlamenti të kthehet në seancë festive ku janë harruar mosmarrëveshjet politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA