Barcelona, Vilanova largohet nga spitali

23/12/2012 00:00

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, ka dalë nga spitali, pas ndërhyrjes kirurgjikale ndaj një mase tumoriale.

44-vjeçari kreu një operacion të një gjendre pranë veshit gjatë së enjtes, por tashmë do te duhet të kalojë rreth 6 javë në kimioterapi.

Në një njoftim të Barcelonës lexohej: “Duke parë progresin pas operacionit, Tito Vilanova ka dalë nga spitali. Gjithçka shkoi siç ishte planifikuar”.

Atij iu shfaq masa tumoriale që në nëntor 2011, kur edhe bëri një ndërhyrje për ta hequr atë.

Barcelona mposhti 3-1 Valladolid-in të shtunën dhe pas saj, Xavi, i cili shënoi golin e parë, tha: “Donim t’ia dedikonim këtë fitore Tito-s. Ai nuk po kalon një moment të mirë, por tashmë është në shtëpi dhe ky është një lajm i mirë. Operacioni shkoi mirë, por ne punuam shumë, në mënyrë që t’ia dedikonim atij fitoren”.

Barcelona bëri të ditur se Vilanova-s iu shfaq sërish sëmundja të mërkurën. Klubi tha se ai mund të rikthehej sërish në detyrë si trajner, teksa vazhdon terapinë, por nuk dha ndonjë detaj se kur do të rikthehet.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta