Tepelenë, rritet numri i të sëmurëve psikikë

22/12/2012 00:00

Kriza ekonomike, që shoqërohet me humbje të vendeve të punës, divorc apo
mungesë të ardhurash edhe për ilaçe, duket se është një ndër faktorët
kryesorë që po çon një numër të madh personash drejt depresionit.

Ne qytetin e Tepelenës, mjekët vërejnë me shqetësim se brenda dy muajve ka patur 10 tentativa për vetëvrasje, ku dy kanë përfunduar me vdekje. Më të prekur nga sëmundjet psikike rezultojnë të rinjtë e sapokthyer nga emigracioni.

“Janë shtuar rastet e të sëmurëve psikikë. Ka të rinj që vijnë nga Greqia,të cilët kanë bërë një jetë të çrregullt duke përdorur lëndë narkotike dhe alkoolike”, thotë Selvi Selmani, neuropsikiatre.

Pacientet qe vuajne nga semundjet psikike manifestojne çrregullime te personalitetit dhe traumat psikike narkotike apo alkoolike. Format e përzgjedhura për vetëvrasje jane kryesisht me pesticideve bujqësore, pasi ato gjenden me lehte.

“Ndikon shumë edhe ana ekonomike dhe këtë vit është shtuar numri i rasteve të vetëvrasjeve”, thotë Selmani.

Faktorët kryesore sipas mjekëve janë traumat familjare, divorcet, humbjet e vendit të punës dhe në një masë të konsiderueshme duket se emigracioni ka ndikuar mjaft në çrregullimin e ritmit të jetës. Specialistët flasin edhe për një agravim të gjendjes të pacientëve të përhershëm për shkak të pamundësisë ekonomike për të blerë ilaçet që rekomandon mjeku. Shumë pacientë po mjekohen me preparate që nuk rekomandohen më apo që japin efekte anësore për një pjesë të pacientëve. Në Tepelenë vetëm gjatë vitit 2012 janë kthyer prej emigracionit më shumë se 300 familje në zonat rurale dhe rreth 60 familje në qytetin e Tepelenës.

Top Channel