Seria A, hap fals për Interin në San Siro

22/12/2012 00:00

Inter e sheh veten gjithmonë e më shumë larg Juventusit kryesues në renditjen e Serisë A. Zikaltërit e drejtuar nga Andrea Stramaccioni nuk kanë arritur më shumë se një barazim 1-1 në San Siro ndaj Genoas duke e parë kështu veten plot 9 pikë larg “Zonjës së Vjetër”.

Një pjesë e parë e vakët përfundon me rezultatin e bardhë 0-0. Në pjesën e dytë, Palacio dhe Milito shpërdorojnë dy raste të mira para se të vijë goli i miqve në minutën e 77: Immobile driblon Ranocchia-n dhe mund portierin Handanovic.

Në minutën e 85 është Esteban Cambiasso ai që shpëton Interin nga humbja me anë të një goditjeje me kokë.

Në fund, talenti i ri i zikaltërve, sulmuesi Livaja, godet shtyllën vetëm dy metra larg portës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta