PSG fiton ndaj Brest, në ndeshjen e parë të javës së 19-të në Ligue 1, falë golave të Ibrahimovic 55’, Gameiro 73’ dhe një autogoli të Mendy-t 91’.
Skuadra e Ancelotti-t tiumfon pastër, 3-0, dhe ngjitet përkohësisht e vetme në krye të klasifikimit, me 3 pikë më shumë se Lyon dhe Marseille, të cilat do të luajnë të shtunën, por parizienët janë shpallur matematikisht kampionë të dimrit, prej golavarazhit.
Brest mbeti me 10 veta, që nga minuta e 34-t, kur Sissoko u ndëshkua me karton të kuq, për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Lavezzi-t.
Ibra “mburret”, Camara e rrëzon
Zlatan Ibrahimovic luan rolin e “fenomenit” në stërvitje, por rrëzohet nga mbrojtësi Zoumana Camara. Suedezi i PSG-së ka provuar të japë spektakël, duke vënë në lojë shokët e tij të skuadrës, teksa i shmangte si birila.
Kalon të parin, të dytin e kështu me radhë deri kur nuk gjeti njeri përpara tij, por francezi u “irritua” dhe i ndërhyri nga mbrapa, duke e rrëzuar vetëm pak hapa larg portës. Mbrojtësi rinisi lojën, pasi topi i kishte mbetur nëpër këmbë, por sulmuesi gjigand mbeti i rrëzuar në tokë.
Top Channel