Leao thyen heshtjen pas ngjarjes së ndodhur në stadiumin Olimpiko mes tij dhe trajnerit Allegri Vetëm një javë pasi FIFA vendosi që Kosovës t’i lejojë të zhvillojë
ndeshje miqësore ndërkombëtare për grupmoshat e reja, skuadrën e
femrave, amatorët dhe klubet kosovare, zbardhja e plotë e vendimit të
FIFA-s ka befasuar të gjithë në Kosovë.
Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, në shkresën e FIFA-s thuhet se Kosovës i lejohet zhvillimi i ndeshjeve miqësore, por vetëm jashtë Kosovës dhe pa simbole shtetërore, dhe zhvillimi i ndeshjeve brenda Kosovës duhet të bëhet me konsultim paraprak me Federatën e Futbollit të Serbisë.
Gjithë kjo situatë ka zgjuar reagime të ashpra në Kosovë, dhe vendimi i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, i marrë në Tokio të Japonisë, është vlerësuar i papranueshëm për Kosovën.Ministri për Sport, Kulturë dhe Rini, Memli Krasniqi e ka vlerësuar vendimin si të papranueshëm dhe tërësisht politik.
“Ky është një vendim i padrejtë dhe i papranueshëm më të cilin FIFA rrezikon të shkelë mbi parimet themelore sportive, e mbi të gjitha të drejtat elementare njerëzore. Me këtë vendim, FIFA konteston edhe shtetësinë e Kosovës të njohur nga 98 vende, që përbejnë shumicën e shteteve anëtare të OKB-së dhe nga disa organizata të rëndësishme ndërkombëtare siç janë FMN, Banka Botërore, BERZH, etj. Ne këtë vendim e konsiderojmë si tërësisht politik, në kundërshtim me të drejtën e të rinjve tanë, te shtetit tonë për të qenë të barabartë në garat ndërkombëtare futbollistike”, tha Memli Krasniqi, ministër për Sport, Kulturë dhe Rini.
Më tej Krasniqi në letrën e tij kërkon që të mbahen shpresat, sepse sipas tij e drejta e Kosovës shumë shpejtë do të realizohet dhe do të thyhet izolimi i padrejtë që po bëhet prej disa vitesh. Edhe Federata e Futbollit të Kosovës ka hedhur poshtë mundësinë që të pranojë një vendim të tillë.
Sipas FFK-së, moslejimi i zhvillimit të ndeshjeve brenda Kosovës pa konsultim paraprak me Federatën e Futbollit të Serbisë është i papranueshëm, duke kujtuar se futbolli i Kosovës ka më shumë se 20 vjet që vepron i pavarur dhe Kosova është e njohur ndërkombëtarisht nga rreth 100 shteteve, dhe se Serbia nuk mund të pyetët për asgjë sa i përket çështjeve të brendshme të Kosovës. FIFA në njoftimin zyrtar të publikuar menjëherë pas marrjes së vendimit shkruan se: “Konform vendimit të marrë më 21 maj 2012 për t’i lejuar asociacionet anëtare të FIFA-s të luajnë ndeshje miqësore ndërkombëtare me ekipet nga Federata e Futbollit të Kosovës, që nuk është anëtar i FIFA-s, ekzekutivi është pajtuar të zbatojë këtë vendim për të rinjtë, amatorët, femrat dhe klubet”.
Top Channel