Mesfushori i Manchester City, Yaya Toure, është shpallur Lojtari më i Mirë Afrikan i vitit, për të dytin vit radhazi.
Toure mposhti ish-yllin e Bregut të Fildishtë dhe ish-sulmuesin e Chelsea-t, Didier Drogba, në vendin e dytë, dhe ish-mesfushorin e Arsenal, Alex Song, në të tretin. Ai fitoi çmimin për 2012, falë votave të trajnerëve dhe drejtorëve teknikë të vendeve pjesëmarrëse në Futbollin e Konfederatës Afrikane.
Ish-sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’o, kryeson për më shumë tituj të fituar, me 4 të tillë. Fituesit e Kupës së Kombeve të Afrikës, Zambia, u shpall Ekipi më i Mirë i vitit, teksa trajneri i tyre, Herve Renard, mori çmimin si Trajneri më i Mirë i vitit.
Song luan aktualisht për Barcelonën, ndërsa Drogba nënshkroi në maj për Shanghai Shenhua. Toure, i cili fitoi të njëjtin çmim edhe vitin e kaluar, është pjesë e kombëtares së Bregut të Fildishtë, e cila do të luajë në Kupën e Kombeve të Afrikës, e cila nis muajin e ardhshëm në Afrikën e Jugut.
Top Channel