
Java e 18-të e Serisë A hapet këtë të premte me dy takime. Kaljari do të presë Juventusin në fushën e Parmës, ndërsa Peskara pret Katanian në shtëpinë e saj.
Bardhezinjtë do të ndeshen me sardët me mungesa cilësore në formacion, sic është Kielini dhe Vucinic. I pari rrezikon të qendrojë për 3 muaj larg fushave për dëmtimit gjatë seancave stërvitore, ndërsa malazezi, edhe pse i grumbulluar mund të mos aktivizohet për shkak të një shqetësimi në tendinë.
Kaljari-Juventus do të luhet në Parma për shkak të problemeve të rikonstruksionit të stadiumit të Kaljarit. Vendosja e sfidës në këtë stadium ka qenë objekti i akuzave të ashpra të presidentit sard ndaj bardhezinjëve, të cilët sipas tij nuk konfirmuan vendimin e federatës që takimit të luhej në Kaljari.
Ndërkohë, në sfidën tjetër, Peskara pret Katanian në përpjekje për të lënë fundin e tabelës, ndërsa miqtë për të përmirësuar renditjen e tyre duke u ngjitur në vendin e shtatë me një pikë më shumë se sa Milani që të shtunën luan në supersfidën me Romën në Olimpiko.
Ndërkohë Interi, po të shtunën pret Xhenoan në San Siro, Lacio përballet në transfertë me Sampdorian që ka ndërruar trajner, ndërsa Napoli luan po në transfertë ndaj Sienës.
Top Channel