Ronaldo: S’dua trofe personalë

21/12/2012 00:00

I vetëdijshëm se mundësitë për të fituar Topin e Artë për këtë vit sa vijnë e pakësohen dhe shkak për këtë është super-forma e Messi-t, asi madrilen Ronaldo deklaron se “trofetë personale nuk janë të rëndësishëm për të vendosur emër në futboll”.

Në një intervistë të dhënë për mediat spanjolle, CR7 tha se “janë trofetë kolektive” ato që vendosin emrin në karrierën futbollistike, duke iu kundërvënë vetes dhe deklaratave të lëshuara në muajin tetor kur tha se “do të votonte për veten për të fituar Topin e Artë”.

Ceremonia gala e dorëzimit të Topit të Artë do të zhvillohet më 7 Janar në Zyrih dhe kandidatët pretendentë janë Messi, Iniesta dhe Ronaldo.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta