Nënkryetari i Bashkisë Petrit Vasili dhe zevendesministrja e Punës dhe
Shanseve të Barabarta Klajda Gjosha i kane premtuar punësim
komunitetit rom që banon në zonën pranë ish-Uzinës së Autotraktorëve.
Nenkryetari i Bashkise tha se tashme eshte provuar se ky komunitet nuk ndihmohet me pako ndihmash vetem ne rast festash, por duhen politika te mirëfilleta posaçërisht për zgjidhjen e problemeve të tyre. Madje perveçse punësim do t’u mundësohet dhe një miniqendër shëndetësore pranë tyre.
“Bashkia ka stabilizuar një program bashkëpunimi me Ministrinë e Punës për punësimin e komunitetit, qofshin edhe punësime sezonale, në mënyrë që falë punësimit shumë probleme të kenë një lehtësim”, tha Vasili.
Zëvendësministrja e Punës dhe Shanseve të Barabarta theksoi edhe arsimimin e femijeve rome me qellim integrimin e tyre ne shoqerine shqiptare.
“Duhet të punojmë shumë për punësimin dhe integrimi e tyre në shoqëri, për shëndetin e tyre dhe mbi të gjitha për arsimimin e tyre. Ne shohim kaq shumë fëmijë dhe vetëm nëpërmjet arsimimit të tyre mund të integrojmë këtë komunitet në shoqërinë shqiptare”, tha Gjosha.
Ne takim me familjet rome ishte dhe komisioneri antidiskriminim, i cili i garantoi familjet rome se per punesimin e tyre ka projekte te mirëfillta në Bashkinë e Tiranës.
Top Channel