PSG, me sponsorizim rekord nga Katari

21/12/2012 04:40

Paris Saint-Germain i ka dhën fund një marrëveshjeje prej 200 milionë euro, me një institucion turistik nga Katari, pikërisht Qatar Tourism Authority (QTA).

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja franceze, Le Parisien. Bëhet fjalë për kontratën e sponsorizimit më të lartë, që një klub ka patur në historinë e futbollit.

Akordi do të zgjasë për 4 vite, deri në 2016-n, me efekt prapaveprues, për të mbuluar defiçitin e vitit të fundit të klubit, si dhe do të jetë progresiv: niset nga 150 milionë euro për këtë sezon, deri në 200 milionë euro në 2016-n.

Sipas Le Parisien, kontrata ka për objektiv “promovimin e imazhit të Katarit” dhe “rritjen e numrit të turistëve në Doha”, por fakti që Qatari Investmend Authority (Q.I.A) është zotëruese e 70% të kapitalit të Paris Saint-Germain, të bën të mendosh për një veprim rregullues, për të anashkaluar “fair-play”-n financiar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA