Pezullim rekord për Raul Meireles: 11 ndeshje

21/12/2012 20:45

Raul Meireles, mesfushori i kombëtares së Portugalisë dhe ish-lojtar i Liverpool e Chelsea, është pezulluar për 11 ndeshje pasi ka pështyrë një arbitër në kampionatin turk të futbollit.

Sipas gazetës ‘Hurriyet’, lojtari i Fenerbahçe është ndëshkuar edhe me 8420 euro gjobë pasi ka bërë gjeste ofenduese ndaj gjyqtarit gjatë takimit Fenerbahçe-Gallatasaray të datës 16 dhjetor.

Meireles i mohon akuzat, sidomos atë të pështyrjes, dhe shton se gjesti i bërë prej tij nuk donte të tregonte se arbitri ishte homoseksual, por ishte një shenjë nervozizmi. Në Turqi, tifozët kanë zakon të shajnë “homoseksual” çdo arbitër që drejton ndeshjet e skuadrave të zemrës.

Fenerbahçe ka publikuar në faqen zyrtare në internet një komunikatë ku e vlerëson si të “padrejtë dhe të pabazë” dënimin që Komisioni i Disiplinës i Federatës Turke të Futbollit i ka dhënë futbollistit dhe shton se do e apelojë atë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA