NATO: Siria po përdor raketa “Scud”

21/12/2012 15:20

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, deklaroi se forcat e qeverisë siriane janë duke vazhduar goditjen e kryengritësve me raketa balistike me rreze të gjatë.

Një burim i NATO-s deklaroi për “Reuters” se aleanca ka arritur të identifikojë një numër raketash “Scud”, të cilat u qëlluan mëngjesin e së enjtes ndaj pozicioneve të rebelëve.

Këtë zhvillim të ri në luftimet civile 20-mujore, Rasmussen i konsideroi si një prej “akteve të fundit të dëshpëruara të një regjimi, i cili është në prag të shembjes”.

Një javë më parë, NATO dhe SHBA lajmëroi se të paktën gjashtë raketa me rreze të gjatë u lëshuan nga Damasku, drejt rajoneve veriore të vendit.

Zyrtarisht, Ministria Siriane e Mbrojtjes mohon përdorimin e armëve të tilla.

Midis armëve më të rrezikshme që ka në dorë Siria, përfshihen disa raketa me rreze të gjatë dhe të mesme, si dhe stoqe të shumta prej armësh kimike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA