
Pesë muaj më parë pa t’i digjej karriera dhe vetë jeta e tij, kur drejtësia gjermane e gjeti fajtor dhe e dënoi me 3 vite e 9 muaj burgim për zjarrvënie të qëllimshme të banesës së tij.
Bëhet fjalë për Brenon, futbollisti brazilian që edhe pas hekurave ka marrë një kontratë të mirë për t’u aktivizuar sërish…por pas kryerjes së dënimit. Mbrojtësi dhe San Paolo kanë nënshkruar një kontratë 3-vjeçare, që skadon në tetor të 2015.
Breno përfundon dënimin në vitin 2016, por me shumë gjasa mund të lirohet më shpejt, ndoshta pak pas përfundimit të vitit të parë të dënimit.
Nëse ky skenar do të realizohej vërtet, mbrojtësi do të rikthehej tek klubi që e ngriti në karrierë, para se të nënshkruante kontratën shumë-milionëshe me Bajernin e Mynihut ku do të gjejë edhe Lucion që zgjidhi kontratën me Juventusin dhe vendosi të rikthehej në atdhe.
Top Channel