
Me vota unanime, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë miratuan
parimisht projektstrukturen e re për administratën e KLD-së, ndërkohë që
në mbledhjet e ardhshme do të diskutohet sërish për rregulloren e kësaj
strukture që pritet të reformojë KLD-në.
Në strukturen e re Këshilli i Lartë i Drejtësisë shton numrin e inspektoreve qe do te kontrollojne gjyqtaret duke e çuar ate ne 15 punonjes, por risia me interesante eshte posti i Sekretarit te Pergjithshem.
“Mendoj që struktura i jep një dimension te ri dhe një mundësi për dinamizim kryesisht të sfidës më të madhe që ka KLD që është inspektimi dhe kontrolli i veprimtarisë ligjore të gjyqtarëve tanë”, tha kryetari i KLD-së, Bujar Nishani.
“E konsideroj të domosdoshme shtimin e numrit të inspektorëve dhe uljen e numrit të tepër të administratës të Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, tha nënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa.
Debate pati per statusin e Sekretarit te Pergjithshem, nese ai duhet te jete me mandat apo jo.
Gjate mbledhjes u prezantuan edhe dy anëtarët e rinj të KLD-së, gjyqtaret Artan Broci dhe Astrit Haxhialushi.
Top Channel