Champions, Milan-Barça, Real vs Man. Utd

20/12/2012 00:00

Milan-Barcelona, Real Madrid-Manchester United apo Arsenal-Bayern
Munchen, këto janë tre nga çiftet më të forta të fazës 16-shes të
Champions League që ka nxjerrë shorti i hedhur sot në mesditë në
Zvicër.

Skuadrat e renditura në vendin e dytë në grupet respektive kanë rrezikuar shumë për t’u përballur me më të mëdhatë dhe ashtu rezultoi.

Milani si një vit më parë do të provojë forcën me një nga skuadrat më në formë të momentit, ashtu si Reali i Madridit, të cilin fati e përballi me një nga skuadrat më të mëdha angleze si Manchester United. Borussia Dortmund, që u rendit në vendin e parë në grupin e saj, do të luajë me Shakhtar Donetsk.

Ndërkohë kampionët e Italisë të Juventusit do të përballen me Celtic. Çiftet e tjera janë Valencia, Paris Saint-Germain, Galatasaray-Schalke dhe Porto – Malaga. Ndeshjet e para të kësaj faze do të luhen në datat 12-13 dhe 19-20 shkurt.

Por këtë sezon ka ndodhur diçka e çuditshme. 24 orë para shortit zyrtar, hidhet një short provë për të testuar sistemin teknologjik dhe sipas BBC, duelet në shortin provë janë të njëjta me ato që dolën 16 orë më pas.

Për ta vërtetur këtë  gjë, gazetarët e BBC së bashku me ata të SkySports kanë postuar në rrejtin social Twitter një foto të shortit provë.

Shorti i Europa League

Pas shortit të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve, është hedhur edhe shorti për 1/16 e Europa League, ndeshje të cilat do të luhen më 14-21 shkurt.

Interi do të luajë ndaj rumunëve të Cluj, ndërsa kampionët në fuqi të Europës, Chelsea, do të luajnë ndaj Sparta Praga pasi nuk kaluan dot grupin në Champions.

Takimet më të forta të kësaj faze do të jenë Zenit-Liverpool dhe Bayer Leverkusen- Benfica.

Ja të gjitha çiftet e Europa League të dala nga shorti:

Bate Borisov (Bie)-Fenerbahçe (Tur)
Inter (Ita)-Cluj (Rom)
Levante (Spa)-Olympiakos (Gre)
Zenit (Rus)-Liverpool (Ing)
Dinamo Kiev (Ucr)-Bordeaux (Fra)
Bayer Leverkusen (Ger)-Benfica (Por)
Newcastle (Eng)-Metalist Kharkiv (Ucr)
Stuttgart (Ger)-Genk (Bel)
Atletico Madrid (Spa)-Rubin Kazan (Rus)
Ajax (Hol)-Steaua Bucarest (Rom)
Basel (Swi)-Dnipro (Ucr)
Anzhi (Rus)-Hannover (Ger)
Sparta Praga (Cze)-Chelsea (Eng)
Borussia Moenchengladbach (Ger)-Lazio (Ita)
Tottenham (Eng)-Lyon (Fra)
Napoli (Ita)-Viktoria Plzen (Cze)

U hodh edhe shorti për 1/8 e finaleve të këtij turneu. Ja rezultatet:

Napoli/Plzen vs BATE/Fenerbahce
Bayer Leverkusen/Benfica vs Dynamo Kiev/Bordeaux
Anzhi Mackhachkala/Hannover 96 vs Newcastle/FC Metalist Kharkiv
VfB Stuttgart/Genk vs Borussia M’gladbach/Lazio
Tottenham/Lyon vs Inter Milan/CFR Cluj-Napoca
Levante/Olympiacos vs Atletico Madrid/Rubin Kazan
Basle/Dnipro vs Zenit St Petersburg/Liverpool
Ajax/Steaua Bucuresti vs Sparta Prague/Chelsea

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta