“Champions”, favoritët e basteve

20/12/2012 00:00

Shorti për 1/8 e Ligës së Kampioneve vuri përballë skuadra që kanë bërë historinë në këtë trofe, si Real-Manchester, apo Barcelona-Milan, edhe pse këta të fundit nuk janë në ditët e tyre më të mira.

Gjithkush ka bërë një parashikim për ekipet që do të vazhojnë më tej dhe kompanitë e basteve janë ato që japin një mendim “më ekspert”.

Pas përcaktimit të dueleve, kompanitë kanë nxjerrë koefiçientët përkatës për secilën skuadër në rrugën drejt kualifikimit. Ekstremet e koefiçientëve regjistrohen që të dy në sfidën Milan-Barcelona.

Kuqezinjtë kuotohen me koefiçientin 8 për kalimin e fazës, ndërsa katalanasit me 1.05. Në super-sfidën tjetër, atë mes Realit të Madridit dhe Manchester United, spanjollët e Mourinhos shihen si favoritë. “Galaktikët” kuotohen në 1.55 ndërsa anglezët e Ferguson në 2.2.

1.3 është koefiçienti i kualifikimit të Bajernit përballë Arsenalit, ndërsa skuadra e Venger vlerësohet me 3.2. Barazpeshë totalë në sfidën Porto-Malaga ku të dyja skuadrat kuotohen në 1.8, ndërsa gjermanët e Dortmund shihen si favoritë në sfidën me Shakhtarin, 1.4 me 2.7.

Edhe PSG e Ibrahimovic &Co shihet favorite në sfidën me Valencian. Kualifikimi i francezëve kuotohet me 1.6, ndërsa spanjollët me 2.1. Juventusi shihet si super-favorit për të kaluar në çerekfinale kundrejt Celtic. Kualifikimi i bardhezinjve kuotohet me 1.15, ndërsa ai i kampionëve skocezë me 4.7.

Schalke 04 shihet si favorite ndaj turqëve të Galatasaray. Gjermanët, që aktualisht janë në kërkim të një trajneri, kuotohen me 1.5, ndërsa kualifikimi i turqëve të ‘perandorit’ Terim kuotohet me 2.35.

Ndeshjet e para të kësaj faze të Ligës së Kampioneve luhen më 12-13 dhe 19-20 shkurt.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta