CDU: Statusi kandidat pas zgjedhjeve

20/12/2012 00:00

Përgjegjësi i politikës së jashtme të grupit parlamentar të partisë së
Angela Merkelit, Unioni Kristian Demokrat dhe simotres së saj CSU, i tha
‘Deutsche Welle’ se Shqipëria mund ta marrë statusin e vendit kandidat
në BE pas zgjedhjeve parlamentare të 2013-s.

“Në këndveshtrimin tim, – tha Philipp Misfelder – Shqiperia e meriton kete status. Por vetem pas zgjedhjeve do te diskutohet në cfarë mënyre do te avancojme me tej. Kriteret jane mese te qarta dhe duhen permbushur. Vendi duhet te beje perparime persa i takon luftes kunder korrupsionit, por edhe drejtesise. Ne fund te fundit jane te njejtat kritere qe kerkohen edhe nga shtetet e tjera te Ballkanit Perendimor, e Shqiperia”.

Sipas tij, nuk ka as trajtim me te mire, e as me te keq se te tjeret. “Kriteret vlejne per te gjithe e duhen respektuar. Shqipëria ka bërë përparime është një partnere e rëndësishme për ne në NATO, ndaj në plan afatgjatë s’ka asgjë kundër që ajo të jetë edhe pjesë e BE-së. Vitin e ardhshëm duam të punojmë, që pas zgjedhjeve t’i japim statusin e vendit kandidat”.

I pyetur mbi zgjedhjet e vitit te ardhshem, ne sfondin e kritikave qe kane rrethuar rregullsine e votimit ne Shqiperi, zyrtari i CDU-se thekson nevojen e nje procesi te rregullt e transparent, dhe nuk ngurron te shprehe optimizmin se kriteret e BE-se lidhur me zgjedhjet do te respektohen duke krijuar keshtu një premisë të re për anetaresim ne Bashkimin Europian.  

Top Channel