Barcelona, operohet Tito Vilanova
20/12/2012 16:20
Kanceri në gjëndrat e pështymës që iu shfaq sërish Tito Vilanovës është operuar edhe një herë tjetër dhe ndërhyrja ka shkuar “sipas planifikimit”.
F.C Barcelona ka publikuar një komunikatë të shkurtër ku lexohet:
“Operacioni ka shkuar sipas planifikimit. Evolucioni klinik do të përcaktojë kohëzgjatjen e efektivitetit të ndërhyrjes. Ju lutemi që të respektoni privatësinë e procesit. Kujtojmë që në mungesë të Tito Vilanovës, skuadra do të drejtohet nga Jordi Roura.”
Parashikohet që Tito Vilanova të qëndrojë edhe për 3-4 ditë në spital e më pas do t’i nënshtrohet seancave radioterapike dhe kimioterapike përgjatë 6 javëve.
Top Channel