Alarm për bombë në takimin e PDIU

20/12/2012 23:00

Një alarm për bombë shtyu takimin e organizuar në Durrës, në mbështetje të rezolutës çame në parlament.

Kjo u konsiderua si një tentativë e turpshme për të minuar aktivitetin dhe çështjen çame. Alarmi u dha përmes një telefonate anonime në sallën operative të policisë së Durresit, pak minuta para se të niste takimi në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Presidenti i nderit i PDIU-së, Tahir Muhedini, tha se çamet nuk do të tërhiqen në asnjë rast dhe këtë e kanë treguar përgjatë gjithë historisë së tyre, ndërsa deklaroi se shteti i sotëm është abuziv, teksa flet për marrëdhënie të shkëlqyera me Greqinë, pavarësisht se mbetet në fuqi gjendja e luftës.

Një nga drejtuesit lokalë të PDIU-së në Durrës, Indrit Hamiti, tha se incidenti mund të jetë një shaka e shëmtuar, por edhe një plan i mirëorganizuar për të prishur takimin, që pret të zbardhet nga autoriteti policor.

Forcat e policisë lejuan futjen e qytetarëve në pallatin e kulturës, vetëm pasi kontrolluan me qen antieksploziv godinën dhe deklaruan se alarmi ishte fals.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA