Thomas Muller ka rinovuar kontratën me Bayern Munchen deri në 30 qershor të vitit 2017.
“Muller është një lojtar që ka dalë nga ekipet tona zinxhir dhe është një pedinë shumë e rëndësishme e skuadrës”, u shpreh presidenti i Këshillit Drejtues të klubit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge.
“Jemi shumë të lumtur që kontrata që skadonte në vitin 2015 është zgjatur para kohe. Kjo është një provë që Thomas identifikohet me Bayern Munchen”, shtoi Rummenigge.
23-vjeçari ka nisur të luajë me grupmoshat e klubit më të madh në Gjermani kur ishte vetëm 11 vjeç. Në vitin 2008 debutoi me skuadrën e parë, ndërsa në sezonin 2009/2010 u bë titullar i Bayern dhe kombëtares gjermane.
Në sezonin aktual, Thomas Muller ka shënuar 13 gola në 25 takime.
Top Channel