Strauss-Kahn ripërballet me drejtësinë

19/12/2012 15:40

Gjykatësit francezë vendosën që të vazhdojnë me procesin e ngritur ndaj ish-kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili akuzohet për favorizim prostitucioni.

I shpallur i pafajshëm për përdhunimin e një shërbyese hoteli në Nju Jork, Strauss-Kahn tashmë përballet me akuzën se pagoi për marrëdhënie seksuale, ndonëse e dinte se vajzat ishin të trafikuara.

Pasi mori në shqyrtim çështjen, gjykata franceze argumentoi se ekzistonin prova të mjaftueshme për të vazhduar me procedimin.

Vetë 63-vjeçari ka pranuar se ishte i pranishëm në një “festë” seksuale në qytetin verior të Lilës, por pretendon se nuk kishte dijeni që femrat me të cilat pati marrëdhënie ishin prostituta.

Avokatët e ish-kreut të FMN-së kanë vendosur që të apelojnë ndaj çështjes.

Strauss-Kahn u lirua nga akuzat e përdhunimit më parë gjatë vitit për mungesë provash. Megjithatë, më parë gjatë nëntorit, ai vendosi që të mbyllte një padi civile të ngritur prej tij nga shërbyesja e hotelit, duke paguar si dëmshpërblim një shumë të papublikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA