Stabilizohet gjendja e Hugo Chavez

19/12/2012 15:55

Gjendja shëndetësore e Presidentit të Venezuelës, Hugo Chavez, është stabilizuar pas një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes.

Lajmin e konfirmoi ditën e mërkurë një zëdhënës i Karakasit zyrtar.

58-vjeçari Chavez iu nënshtrua një javë më parë operacionit të katërt brenda një viti e gjysmë për heqjen e një tumori, por pati komplikime gjatë ndërhyrjes, që bënë disa media të spekulonin se presidenti kishte ndërruar jetë.

Aktualisht, gjendja reale shëndetësore e Chavezit vazhdon të jetë e panjohur për publikun, ndonëse vetë ai pranoi se tashmë problemet me kancerin janë serioze dhe se ekziston mundësia që të mos i mbijetojë sëmundjes.

Chavez fitoi një mandat të katërt 6-vjeçar në drejtimin e vendit në zgjedhjet e tetorit dhe pritet të bëjë betimin zyrtar në 10 janar.

I vetëkonsideruar si një revolucionar, Chavez drejton vendin që prej vitit 1998, periudhë gjatë së cilës ka udhëhequr reforma thelbësore sociale, favorizuar nga eksportet e naftës që i kanë shërbyer vendit me 30 milionë banorë për të ruajtur një rritje ekonomike të qëndrueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA