Pastore: E ardhmja ime është Milan

19/12/2012 00:20

“Në fillim dua të fitoj me PSG-në, por në të ardhmen do të luaj me fanellën kuqezi. Për këtë jam i sigurt”.

Javier Pastore zbulon për “Chi”, ëndrrën e tij në merkato. “Kam një raport të shkëlqyer me Galliani e Braida, – vazhdon lojtari argjentinas. – Me ta, larg nga sytë kureshtarë, dalim për darka kur ndodhem në Milano. Milan është diçka magjike. Inter? Zanetti e Cambiasso më kanë telefonuar, por e shoh veten të veshur kuqezi”.

“Në Paris kam besimin e të gjithëve, nga presidenti te trajneri. Por diçka nuk po shkon mirë, – pranon Pastore. – Mediat janë armiqësore, mbi të gjitha me të huajt. Për mua ka qenë e vështirë të ambientohem. Në Itali është një histori tërësisht ndryshe, më mungon shumë ai vend. Ka njerëz që të ndihmojnë, të dhurojnë dashuri”.

Në fund e mbyll duke folur për Balotelli-n, si dhe mundësinë e të luajturit përkrah tij: “Mario është i fortë, kemi xhiruar edhe një spot publicitar së bashku, ka qenë tepër xhentil. Por, krijon shumë probleme në fushë. Shumë… kështu që le ta lëmë rehat”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA