Të paktën 17 persona u vranë gjatë një përpjekje arratisje në një burg të sigurisë së lartë në Meksikë, raportuan burimet zyrtare ditën e mërkurë.
11 të burgosur dhe katër gardianë mbetën të vdekur në shkëmbimin e zjarrit që ndodhi në qytetin e Gomez Palasios, kur të burgosurit tentuan të arratiseshin nëpërmjet disa tuneleve nëntokësore.
Dhuna mes bandave dhe përhapja e armëve nëpër burgje është një problem i theksuar në Meksikë.
Incidenti ndodhi vetëm disa ditë pasi presidenti i sapozgjedhur, Enrique Pena Nieto, lajmëroi për krijimin e një force policore, që do të ndihmojë në luftën kundër krimit dhe dhunës.
Sulmet ndaj burgjeve dhe arratisjet janë të zakonshme në Meksikë, veçanërisht në burgjet e sigurisë së lartë, ku mbahen krerët e karteleve dhe eksponentët më të rrezikshëm të krimit të organizuar.
Në muajin shtator, më shumë se 130 të burgosur, shumica pjesë e kartelit të fuqishëm të Zetës, u arratisën nga një qendër e ndodhur në shtetin e Koaguilës, pranë kufirit amerikan.
Top Channel