Leo Messi do të ketë një rritje të ndjeshme rroge falë rinovimit të kontratës që u lajmërua ditën e martë nga klubi i Barcelonës.
Sipas ‘Marca’, futbollisti argjentinas nuk do të jetë sërish më i paguari në botë, por do të jetë mes më të paguarve falë 16 milionë eurove neto që do të përfitojë për një sezon me fanellën azulgrana.
Në këto 16 milionë përfshihen edhe bonuset, por që janë shumë të lehta për tu arritur për një futbollist si argjentinasi. Një nga bonuset përcakton se Messi duhet të luajë 65% të ndeshjeve në një sezon, gjë që e ka bërë gjithmonë deri më tani. Nëse do të dëmtohet, ndeshjet ku do të mungojë nuk do të llogariten.
Një tjetër bonus i thjeshtë është edhe klasifikimi i skuadrës për në Ligën e Kampioneve, gjë që Barcelona e arrin pa as më të voglin problem. Në nëntë vitet e fundit e ka bërë dhe e ardhmja nuk paraqitet me surpriza.
Top Channel