Lacio kualifikohet në 1/8 e Kupës

19/12/2012 00:00

U deshën goditjet nga pika e bardhë e penalltive në sfidën mes Lacios dhe Sienës për të përcaktuar skuadrën që do të vazhdojë në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Koha e rregullt dhe ajo shtesë e këtij takimi përfundoi në barazim 1-1. Fillimisht ishte futbollisti i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ai që shënoi në portën e tij duke u dhënë avantazhin miqëve, ndërsa në sekondat e fundit të kohës së rregullt Ciani barazoi gjithcka.

Megjithë përpjekjet e Lacios për të mos e lënë kualifikimin në dorë të “lotarisë” nga 11-metërshat, rezultati nuk ndryshoi. Pas 120 minutave lojë, ndeshja u mbyll 1-1.

Lacialët u treguan më të saktë nga goditjet e penalltive duke fituar 5-2, ku hero ishte portieri rezervë i bardhekaltërve që priti dy goditje të lojtarëve të Sienës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta