Miliona koreano-jugorë votojnë sot për presidentin e ri të vendit në një duel mes Park Geun-hye (e partisë në pushtet) dhe Moon Jae-in (Partia e Bashkuar Demokratike) që parashikohet të jetë shumë i fortë.
Nëse Park Geun-hye fiton, do të shkruajë historinë sepse do të bëhet e para femër që merr postin e presidentit në vendin aziatik.
Gjithsesi, kushdo që do të fitojë do të zëvendësojë në postin e presidentit Lee Myung-bak, i cili do të largohet ashtu siç e kërkon ligji pas një mandati 5-vjeçar.
Fushata zgjedhore është dominuar nga çështjet ekonomike, ku përfshihet rritja e mirëqenies dhe krijimi i vendeve të reja të punës.
Një vend me përmasa të ngjashme me Bullgarinë dhe një popullsi prej 50 milionë banorësh, Korea e Jugut ka ekonominë e 12-të më të madhe në botë dhe një prej standarterve më të larta të jetesës mes vendeve të industrializuara.
Top Channel