Korçë, bie në lumë, vdes 32-vjeçari

19/12/2012 00:00

Një i ri korçar, i njohur si përdorues droge ka gjetur vdekjen pasi ka
rënë në lumë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numer 14 të Korçës, ku Arjan
Kalendria, 32 vjeç, banues në Moravë ka rënë aksidentalisht në ujërat e
lumit Dunavec.

Edhe pse u dërgua menjëherë në spital nga banorët e zonës ai nuk mundi të mbijetojë. Sipas policisë, 32-vjeçari nuk kishte shenja dhune në trup, ndërsa dyshohet se ka rënë aksidentalisht në lumë pasi ka konsumuar lëndë narkotike.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që pritet të dalin rezultat e autopsisë që do të hedhin dritë mbi motivet e sakta të vdekjes së parakohshme të të riut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB