Kombëtarja, e 63-ta për 2012

19/12/2012 00:00

Kombëtarja shqiptare e ka mbyllur në vendin e 63 vitin 2012. Në renditjen e FIFA-s, e fundit kjo për këtë vit, kuqezinjtë e De Biazit kanë grumbulluar 22 pikë duke ngjitur 4 shkallë në renditjen e përgjithshme me 518.

Ka ngjitur 4 shkallë duke u renditur e 12 edhe kombëtarja zvicerane kundërshtarja e Shqipërisë në eleminatoret e botërorit 2014.

Ndërkohë renditja botërore kryesohet sërish nga Spanja e cila është rreth 200 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Gjermania. Kombëtarja e Del Boskes ka 5 vjet që qëndron në krye të kësaj renditjeje duke mos i dhënë shansin asnjërës prej kombëtareve të shijojnë kënaqësinë e të qenit i pari.

Argjentina është në vendin e 3 dhe pas saj renditet Italia e Prandelit.  Anglia ka qëndruar pa lëvizur në vendin e gjashtë ndërkohë që kombëtarja holandeze e ka mbyllur vitin 2012 në vendin e 8.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta