Irak, presidenti në koma dërgohet në Gjermani

19/12/2012 19:25

Presidenti i Irakut, Jalal Talabani, në gjendje kome që pasi pësoi një infarkt ditën e martë, do të dërgohet në Gjermani për trajtim më të specializuar brenda 24 orëve të ardhshme.

Ndonëse në gjendje kome dhe ende në rrezik për jetën, gjendja e 79-vjeçarit paraqitet e stabilizuar dhe e përshtatshme për të realizuar këtë transport të vështirë.

Aktualisht, mjekë iranianë dhe gjermanë janë zhvendosur në vend, për të asistuar presidentin e moshuar.

Një veteran i luftës guerrile të kurdëve dhe kundërshtar i ashpër i regjimit të Saddam Hussein, Talabani u shndërrua në presidentin e parë në historinë moderne të vendit që zgjidhet nga një prej grupeve të pakicave etnike që jetojnë në vend.

Problemet shëndetësore të Presidentit aktual të Irakut janë të njohura, pasi në vitin 2008 ai iu nënshtrua një operacioni në zemër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm një vit pasi u trajtua për dehidratim në Jordani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA