Inter kalon fazën e 1/8-ve në Kupë
19/12/2012 00:00
Interi u kualifikua për çerekfinalet e Kupës së Italisë pasi të martën në mbrëmje mundi 2-0 Veronën në San Siro.
Golat për zikaltërit u shënuan nga Freddy Guarin dhe Antonio Cassano brenda katër minutave në pjesën e dytë (50’-54’).
Ekipi i drejtuar nga Andrea Stramaccioni, i dyti në klasifikimin e Serisë A, 7 pikë pas Juventusit, zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj Veronës së Serisë B.
Sot do të luhen edhe 3 ndeshjet e mbetura të 1/8 së finaleve të Kupës së Italisë: Lazio-Siena (15:00), Udinese-Fiorentina (17:30) dhe Napoli-Bologna (21:00).
Top Channel