Greqi, kapen 730 kg kanabis

19/12/2012 17:30

Policia greke ka sekuestruar 730 kilogramë kanabis, e fshehur e gjitha në një pllajë kodre dhe e mbuluar me driza, në vendin e quajtur Shën Nikolla, pranë kufirit shqiptaro-grek.

Autoritetet thonë se kishin pikasur lëndën narkotike që prej dy ditësh dhe po vrojtonin zonën për të vënë në pranga personat që e zotëronin, por duket se trafikantët ishin informuar dhe nuk u afruan fare në zonë.

Policia thotë se kohët e fundit trafikantët e fshehin lëndën narkotike në brendësi të territorit grek, për ta dërguar më vonë atë në drejtim të qyteteve të mëdha të vendit.

Sasia e kapur sot është ndër më të mëdhatë e sekuestruara gjatë vitit të fundit në rajonin e Epirit. Droga ishte paketuar në 689 pako, të vendosura në 16 çanta të mëdha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA