Gjinushi, kritika ndërkombëtarëve

19/12/2012 00:00

Skënder Gjinushi lëshoi kritika të forta për ata që i quajti burokoratë të Perëndimit dhe që nuk adresojnë qartë problematikën në Shqipëri.

“Disa sekserë evropianë mashtruan shqiptarët për progres apo për gotë gjysmëplotë e gjysmëbosh. Miqtë e Shqipërisë, si Hillary Clinton, John Withers, etj, vlerësojnë se shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira”, deklaroi Gjinushi.

Për liderin socialdemokrat, përgjegjës për bllokimin e integrimit nuk është opozita, por kryeministri Berisha dhe aleatët e tij në qeveri.

“Qeveria ka për mision izolimin dhe jo integrimin e Shqipërisë. LSI, që në 2009 i bindi shqiptarët se me Berishën nuk shkohet në Evropë, u bë me të dhe e la 4 vite të tjera jashtë Evropës”, tha Gjinushi.

Top Channel