Galliani: Kemi ofërtë për Paton

19/12/2012 18:20

Pato mund të jetë drejt largimit, pasi administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani, konfirmoi ekzistencën e një oferte për brazilianin.

“Kemi një ofertë për Paton”. Kjo ishte e gjithë ajo që tha Galliani për mediat, pa saktësuar se cili është klubi i interesuar dhe pa komentuar nëse ekziston një vullnet për realizimin e kësaj marrëveshje.

Nga ana tjetër, numri dy i Milanit, konfirmoi se klubi tentuar që të mbajë Robinhon, pavarësisht se disa klube braziliane kanë shfaqur interes dhe vetë futbollisti ka pranuar se do t’i pëlqente të rikthehej në vendlindje.

“Do të bëjmë gjithçka për të mbajtur Robinhon. Nuk e dimë nëse do t’ia dalim, por do të përpiqemi me çdo kusht. Robinho është i lumtur këtu dhe ka raporte shumë të mira me trajnerin e skuadrën, por ka gruan dhe fëmijët që qëndrojnë shumicën e kohës në Sao Paulo”.

Përsa i përket lëvizjeve të ardhshme në merkato, Galliani përgënjeshtroi zërat për një merkato aktive të Milanit.

“Në mbrojtje dhe në mesfushë nuk do të mbërrijë askush. Në sulm, nëse mbeten të dy ose largohet vetëm njëri, nuk do të vijë askush, sepse ndryshe do të zërë hapësirën për Niang. Nëse do të largohen të dy, atëherë është e drejtë që të kërkojmë dikë, pasi mendojmë se numri i duhur i sulmuesve për të përballuar sezonin është pesë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA