Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka pranuar të 29 rekomandimet e raportit, mbi sulmet vdekjeprurëse ndaj Konsullatës amerikane në Benghazi të Libisë.
Raporti bën të ditur se dështimet sistematike në Departamentin e Shtetit çuan në sigurinë e pamjaftueshme në Konsullatë.
Por, në të nuk raportohet asnjë individ, i cili të ketë injoruar detyrat e tij, ndaj dhe hetimi nuk ka vendosur të ndërmarrë asnjë veprim disiplinor.
Sulmi i 11 shtatorit la të vrarë ambasadorin Christopher Stevens, ashtu sikurse edhe 3 shtetas të tjerë amerikanë.
Raporti zbulon “mungesë të lidershipit proaktiv” midis disa prej zyrtarëve më të lartë të Departamentit të Shtetit. Por, aty thuhej gjithashtu se nuk ka patur ndonjë zbulim “imediat apo specifik”, në lidhje me rreziqet që i kanoseshin misionit.
Trajtimi i administratës “Obama” në lidhje me sulmin në Benghazi ka qenë në fokusin e kritikave të republikanëve.
Disa zyrtarë thënë fillimisht se sulmi ndodhi për shkak të protestave ndaj videos anti-muslimanizmit. Por, më vonë, raportimet e inteligjencës sugjeruan se, me shumë mundësi, ai ka lidhje me persona që i përkasin al-Qaeda-s.
Top Channel