
Qeveria vendosi dhënien e shpërblimeve për fundvitin për nëpunësit e administratës dhe për pensionistët.
Megjithese
e cilesoi si nje shume modeste shperblimin 2 mije leke per
pensionistet, per shkak te rrethanave te pavaforshme ekonomike, Kryeministri Berisha tha se Qeveria e tij nuk mund t’i anashkalonte, sic
beri opozita.
Sipas Kryeministrit, opozita jo vetem nuk e ngriti zerin per shpeblimin e pensionisteve, por perhapi edhe lajme te paverteta per mungesen e shperblimin te fundvitit.
“Ata nuk kërkuan as në Parlament, as në komision e askund, rritje apo shpërblim për pensionistët. Ndaj ftoj opozitën, e cila nuk votoi për rritjen e rrogave e të pensioneve apo nuk kërkoi shpërblimin e pensionistëve në fund të vitit, të paktën të kërkojë ndjesë publikisht dhe të mësojë se edhe ndjesa është dhunti e njeriut të qytetëruar”, tha Berisha.
Gjate mbledhjes se Qeverise, Kryeministri Berisha e ironizoi opoziten per amendamentetet e saj per buxhetin e vitit 2013, amendamente qe sipas kryeministrit deshmojne paaftesine e lidershipit socialist per te qeverisur dhe per te qene afer interesave te qytetareve.
“A mbani mend të ketë sjellë opozita ndonjë amendament për të rritur pensionet e rrogat? Sigurisht që jo. Por amendamenti i tyre për të përllogaritur borxhin si përqindje e GDP-së po regjistrohet në Guinness, si një gafë e përmasave ndërkombëtare.Ndërkohë që çdo gjimnazist, për shkak se tashmë në gjimnaz janë futur njohuritë ekonomike, e ka të qartë se borxhi nuk llogaritet ndryshe, veçse si përqindje e GDP-së”, tha Berisha.
Kryeministri Berisha beri te ditur se gjate hartimit te buxhetit, insitucionet nderkombetare i kane rekomanduar qeverise te mos rrise pagat dhe pensionet, nje sugjerim qe kryeministri Berisha tha se nuk do ta pranoje persa kohe ai te jete ne krye te qeevrise.
“Nuk mund të preket politika e rritjes së rrogave dhe pensioneve. Ne kemi një zotim solemn elektoral që sa të na votojnë, do të rrisim rrogat e pensionet”, tha Berisha.
Top Channel