BB përmirëson rritjen ekonomike të Kinës

19/12/2012 04:50

Banka Botërore ka ngritur parashikimin e saj të rritjes për Kinën, duke thënë se masat stimuluese dhe aprovimi i projekteve infrastrukturore do të ndihmojnë në nxitjen e zhvillimit.

BB shtoi gjithashtu se përzgjedhja e produkteve të fabrikave dhe investimeve “sugjerojnë se ekonomia e Kinës ka dalë nga pika më e ulët”. Banka tha se tashmë pret që ekonomia e Kinës të rritet me 8,4% në 2013-n, më shumë se sa projektimi i parë me rreth 8,1%.

Ngadalësimi i rritjes ekonomike të Kinës në muajt e fundit, ka nxitur politikanët të shpallin masa të ndryshme stimuluese. Këtu përfshihen dy herë uljet e normave të interesit, që prej qershorit, si dhe miratimi i projekteve infrastrukturore, që vlejnë më shumë se 150 miliardë dollarë.

Banka qendrore e Kinës, “Banka Popullore e Kinës”, ka ulur gjithashtu sasinë e parave të nevojshme për t’u mbajtur në rezerva, 3 herë gjatë muajve të fundit, në përpjekje për të nxitur kreditimin.

“Impakti i lehtësimit të kushteve të kreditimit dhe investimet publike në infrastrukturë po duket bindshëm”, tha BB në raportin e saj. “Impakti pritet të vazhdojë të ndihet edhe gjatë 2013-s, pasi autoritetet kanë përshpejtuar miratimin e projekteve madhore”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA