Zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut

18/12/2012 16:00

Dita e fundit e fushatës zgjedhore është duke u zhvilluar në Korenë e Jugut, përpara zgjedhjeve presidenciale të 19 dhjetorit, që sipas sondazheve do të ofrojnë një rezultat shumë të ngushtë.

Park Geun-hye, një prej figurave kryesore të maxhorancës së “Saeunurit” përballet me liberaldemokratin Moon Jae-in.

Një fitore, do të shndërronte Parkun në presidenten e parë femër në Seul, por reputacioni i saj vuan nga imazhi i keq i babait Park Chung-hee, një ish-gjeneral i njohur për krime lufte dhe abuzim me pushtetin që kishte dekada më parë.

Presidenti aktual, Lee Myung-bak largohet nga pushteti, pasi kushtetuta koreanojugore, ndonëse nuk vë limit mbi numrin e mandateve që një president mund të realizojë, pengon rizgjedhjen pas një mandati të parë 5-vjeçar.

Lufta politike në këtë fushatë zgjedhore, është përqendruar tek rritja ekonomike, shpenzimet ushtarake dhe Korea e Veriut.

Megjithatë, sipas ekspertëve, për herë të parë pas shumë dekadash, duket se ekonomia është shndërruar në çështjen më të rëndësishme për shumicën e koreanojugorëve.

Një vend me përmasa të ngjashme me Bullgarinë dhe një popullsi prej 50 milionë banorësh, Korea e Jugut ka ekonominë e 12-të më të madhe në botë dhe një prej standarterve më të larta të jetesës mes vendeve të industrializuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA