Si personazhe filmash/ Fundoset grupi mafioz, dënohen me 215 vite burg, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias
Kryengritesit në Siri zgjeruan zonat e kontrollit të tyre, ndersa beteja mes tyre dhe ushtrise po intensifikohet.
Në provincën Hama, ata shpallën qytetin e Halfajas, “një zonë të cliruar”. Në jug, në afërsi të Deras, kryengritesit mesyne një bazë të brigadës së 34-t, duke sekuestruar disa tanke.Ne jug te Damaskut avancuan në dy vendbanime refugjatesh palestineze, “Jarmukun” dhe “kampet e Palestines” pas perleshjeve te armatosura me nje grup palestinez pro-qeveritar.
Zona është vënë në shenjester te trupave pro-qeveritare dhe po bombardohet. Nje prej banoreve te Jarmukut i tha agjensise se lajmeve AFP se permes megafoneve te xhamive u eshte kerkuar te pakten 150 mije banoreve -te largohen nga shtepite. Dy ditet e fundit, sic raporton BBC- te pakten 2000 refugjate palestineze kaluan kufirin në Liban.
Sipas Organizates Boterore te shendetesise mbi 100 te plagosur kerkojne ndihme cdo dite ne spitalin e kryeqytetit sirian. Kryeministri i vendit, Vael Al Kalki qendroi në Alep, ku premtoi për fonde shtese, te cilat do te financojne nevojat e njerezve ne kete qytet, gjysma e te cilit eshte nen kontrollin e kryengritesve.
Nderkohe, kryediplomati i Moskës, Sergei Llavrov deklaroi se dy punetore ruse dhe nje shtetas italian u moren peng ne Siri. Ata punonin per nje firme celiku ne qytetin portual te Tartusit. Pengmarresit kerkojne para ne kembim te lirise se tyre. Llavrov tha se Moska do te marre te gjithe masat e nevojshme per lirimin e tyre. Korrespondenti i NBC Ricard Engel dhe pjesetare e ekipit te tij u lane te lire. Ata u kapen nga nje grup I panjohur sapo kaluan kufirin ne veri-perendim te Sirise dhe u mbajten peng per pese dite. NBC raportoi se pengmarresit nuk besohet se jane te lidhur me qeveriane siriane.
Top Channel