Sfida e armëve, Obama nis përpjekjet për zgjidhje

18/12/2012 00:00

Presidenti amerikan ka nisur takimet e para, në përpjekje për t’i dhënë
përgjigjen e duhur masakrës në Newtown, të Connecticut, ku humben jeten
27 persona, mes te cileve 20 femije.

Të henën Barak Obama, zëvendëspresidenti Joe Biden u takuan me Sekretaren e Arsimit Arne Dnkan, Prokurorin e Pergjithshem Erik Holder dhe Sekretaren per Çeshtjet e Shendetesise dhe sherbimeve humane, Kethlin Sebelius për diskutuar mbi reduktimin e  krimit nga armet.

“Washington Post”, qe citon burime qeveritare, raportoi se ne krye te kesaj inisiative do te jete Joe Biden. Përmes nje deklarate, Shtepia e Bardhe deklaroi se krimi nga armet është një problem shume kompleks që kërkon një zgjidhje të plotë. Zedhenesi foli për ligje, te nevojshme për të shtrenguar kontrollin e armeve. Sic tha ai, presidenti eshte i gatshem te rivendose embargo ndaj armeve te sulmit, e cila perfundoi ne vitin 2004.Demokratet qe kane hezituar të forcojne legjislacionit, por ka shenja qe dicka mund te ndryshoje.

Dy senatore pro-armeve bëjnë thirrje për ndryshim. Senatori i Virxhinias, Mark ëarner dhe senator i Virxhinias Perendimore, Xho Manshin, anetare te Shoqates Kombetare te Armeve deklarojne se pas masakres ne Neëtoën, retorika duhet te lihet prapa dhe duhet ndryshuar.Senatorja e Kalifornise, Dajan Feinshtein, nje avokate e kahershme e rregullimit te ligjeve per armet deklaroi te dielen se do te paraqese nje projektligj ne sezonin e ardhshem te Kongresit. Te henen u zhvilluan dhe ceremonite e par ate varrimit per dy nxenesit 6 vjecar Noah Pozner dhe Xhek Pinto. Ne shenje zie, Newtown-i hoqi te gjithe zbukurimet e vendosura per Krishtlindje.

Vajza që i mbijetoi masakrës

Ajo u shtri mes pellgut te gjakut, mes trupave të pajetë të bashkëmoshatarëve dhe qëndroi aty e palëvizur. Kesisoj mundi t’i shpetoje tragjedise ne shkollen “Sandy Hook”, nje vogelushe, emri i te ciles nuk eshte bere publik.

Sapo te shtenat perfunduan, ajo u largua me nxitim drejt shtepise. Eshte e para qe mundi te dale nga ndertesa e tmerrit. Historia e vajzes i eshte treguar nga e ema, njerit prej prifterinjve te komunitetit, Xhim Solomonit.
Fjalet e saj ishin: “Nene jam mire, por miqte e mi vdiqen te gjithe” dhe me pas kishte rrefyer “per nje njeri te xhindosur, teresisht të cmendur”.  

Ne Connecticut, ndersa te afermit e viktimave po i thone lamtumiren e fundit te vegjelve te tyre, hetuesit po perpiqen te zbulojne pjeset e padukshme te masakres. Ata nuk kane ende motivin, por po kontrollojne ne kompjuterin e vrasesit per te pare e-mailet, faqet e internetit qe mund te kete vizituar, me shpresen se do te shfaqet nje drite qe do te ndricoje arsyet qe e cuan 20-vjeçarin Adam Lanza te kryeje masakren. Qindra detektive apo perfaqesues te ligjit po analizojne cdo plumb te dale nga tre armet e tij, po ekzaminojne historikun mjekesor te tij dhe po marrin ne pyetje deshmitare. Dy deshmite- qe konsiderohen si kyce per zbardhjen e ngjarjes -jane ato te dy te plagosurve te rritur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB