Me shpirtrat e rënduar e mes masash të rrepta sigurie, qindra fëmije në Njutaun të Konektikatit u kthyen në shkollë katër ditë pas masakres së “Sandy Hook”.
Ishte një grimcë normaliteti në qytetin e vogël që ka nisur të varrosë viktimat e tragjedisë, por asgjë nuk tregonte se do të ishte një ditë e zakonshme shkolle.
Në fakt, per drejtorin e pergjithshem te shkollave fillore, Charles Dumais, kjo eshte dita kur mund te filloje sherimi. Deklarata e tij erdhi pak perpara çeljes se gjashte shkollave te qytetit, dy ore me vone se zakonisht.
“Sandy Hook”, teatri i vrasjes se 20 femijeve dhe 6 mesueseve, mbetet skene krimi e deri tani nuk dihet nese 600 nxenesit e saj do te kthehen me ne ate ndertese.
Pergatitjet kane nisur per ta zhvendosur mesimin ne nje godine aty prane, te pakten perkohesisht. Gjerat nuk jane te lehta per nxënësit. Ndjenja e sigurise tek keta femije eshte lekundur, madje nxenesit e te gjitha shkollave te Njutaunit mund te kene frike te kalojne dyert, thane drejtues te policise.
Motivi i vrasjeve vazhdon te mbetet i paqarte. Disa raporte te fundit tregojne se autori i masakres, Adam Lanza, vuante nga sindroma e “Asperger”-it, nje paaftësi që bën pjesë në spektrin autik.
Megjithate, mjaft eksperte mendojne se autizmi nuk mund ta fajesohet per gjestin absurd te dhunes se 20-vjeçarit. “Nuk ka absolutisht asnje prove apo kerkim te besueshem qe te tregoje se ekziston ndonje lidhje me semundjes ne fjale dhe dhunes se planifikuar”, thone ekspertët.
Te tilla pretendime jane madje te demshme per një milione e gjysem individe te mrekullueshem e paqesore qe jetojne me autizmin çdo dite në SHBA.
Autoritetet tani i kane perqendruar hetimet tek pjeset e mbetura nga kompjuteri i shkaterruar i vrasesit, me shpresen se do te gjejne emalet qe ai ka derguar perpara episodit te se premtes apo uebsajtet qe ka vizituar.
“E gjithe kjo behet ne perpjekje per te kuptuar çfare kishte ky njeri ne mendje”, thane zyrtare te zbatimit te ligjit.
Vrasësi Adam Lanza u neutralizua në skenën e tragjedisë së dytë më të rëndë të regjistruar ndonjëherë në shkollat amerikane, pasi asaj te vitit 2007, kur nje i ri korean vrau 32 studentë në një universitet në Virxhinia.
Top Channel