
Mbrojtja është “thembra e Akilit” e Romës së drejtuar nga Zdenek Zeman, çka u ka hequr verdhekuqëve pikë të rëndësishme në klasifikimin e Serisë A.
Për të riparuar “varkën që rrjedh ujë” romanistët vendosën të thërrasin një “ekspert”, një protagonist i skudetos së tretë të Romës, që së bashku me Aldair formonte dyshen më të mirë të mbrojtjes që Roma ka patur në të gjitha kohërat.
Bëhet fjalë për Antonio Carlos Zago i thërritur pikërisht Zdenek Zeman, trajneri që në vitin 1998 e peshkoi nga Corinthians duke e hedhur në kampionatin italian. Karriera e tij me Romën do të zgjaste 5 vite dhe në të gjitha këto vite, verdhekuqtë, pavarësisht se e fituan vetëm njëherë, ishin një skuadër e frikshme për fitimin e kampionatit.
“Jam shumë i kënaqur që mora një ofertë interesante nga Roma, skuadër ku jam një idhull, ku kam luajtur pesë vite të mrekullueshme të karrierës time. Do të kem mundësinë të jem asistenti i një trajneri që e njoh”, deklaroi Zago për mediat braziliane duke shprehur më pas keqardhjen për largimin nga skuadra e Audiax që luan në kategoritë inferiore braziliane.
Top Channel